back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeKomuna reagon për vinçin e rrëzuar në Prishtinë: Fatmirësisht nuk ka të...

Komuna reagon për vinçin e rrëzuar në Prishtinë: Fatmirësisht nuk ka të lënduar

Të ngjajshme

Barcelona interesohet për Luka Vuskovic, çmimi rreth 40 milionë euro

Luka Vušković, mbrojtësi 19-vjeçar i Hamburger SV, i huazuar...

Befason kongresmeni amerikan, bën thirrje për islamofobi

Kongresmeni amerikan në Florida, Randy Fine, ka nxitur reagime...

“Një ditë historike”, Roma po bëhet me stadium të ri, aprovohet projekti

Këshilli i qytetit të Romës ka votuar pro miratimit...

Një incident ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një vinç ndërtimi është rrëzuar pranë një objekti banesor dhe rrugës përreth. Fatmirësisht, siç konfirmon Komuna e Prishtinës, nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por janë shkaktuar dëme materiale.

Në një reagim zyrtar të komunës, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka bërë të ditur se ka ndërhyrë menjëherë pas incidentit, duke angazhuar ekipet emergjente në terren për menaxhimin e situatës. Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë dhe inspektorët e ndërtimit për të vlerësuar rrethanat dhe shkallën e dëmeve.

Sipas komunës, rrëzimi i vinçit ka shkaktuar dëmtime në një pjesë të rrugës afër një pusetë kanalizimi si dhe në një pjesë të fasadës së një ndërtese banesore përballë vendit ku po kryheshin punimet ndërtimore.

Komuna ka bërë thirrje për vigjilencë të shtuar dhe apelon që çdo rast i ngjashëm të raportohen menjëherë në numrat emergjent të Qendrës Operative të Kryeqytetit: 0800 12233 dhe 12244.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz