back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeNdërron jetë komandanti i shquar i Koshares, s’e hoqi asnjëherë plisin gjatë...

Ndërron jetë komandanti i shquar i Koshares, s’e hoqi asnjëherë plisin gjatë betejave

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë komandanti i shquar i Koshares, Haki Limani, i njohur si komandant “Plaki”.

Për vdekjen e tij ka njoftuar ish ministri i mbrojtjes, Rrustem Berisha, ku përmes një postimi në facebook u shprehë se Limani gjatë Epopesë së Koshares asnjëher nuk e hoqi plisin e bardhë nga koka, duke qenë shembull i dashurisë për atdheun dhe luftëtar i paepur për liri.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë bashkëluftetari ynë nga Ferizaj, Haki Limani- Komandant “Plaki”.

Komandant Plakin, e njoha në ditët e lavdisë së luftës sonë çlirimtare kur ai bashkë me djalin e tij Arbenin, ju bashkuan Brigadës 138 “Agim Ramadani” të UÇK-së.

Haki Limani – Komandant Plaki, gjatë Epopesë së Koshares asnjëher nuk e hoqi plisin e bardhë nga koka, duke qenë shembull i dashurisë për atdheun dhe luftëtar i paepur për liri”, ka shkruar Berisha.

Ndërsa ka bërë të ditur se varrimi i të ndjerit është bërë nesër në varrezat e veteranëve në Kompleksin Memorial në Koshare, duke filluar nga ora 14:00./IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz