BallinaLajmeFamilja e kosovares që u vra në Gjermani udhëton drejt shtetit gjerman...

Familja e kosovares që u vra në Gjermani udhëton drejt shtetit gjerman për t’i ndjekur nga afër hetimet

Të ngjajshme

Alkooli lidhet me mbi 60 sëmundje

Një rishikim i madh shkencor ka dhënë një paralajmërim...

Rama: Në Prishtinë kemi krijuar një koalicion të gjerë për projekte të mëdha

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se në...

Djali i Maduros: Babai im po mbahet në qeli të mbipopulluar në SHBA

Një nga djemtë e presidentit venezuelian, Nicolás Maduro, ka...

Vrasja e kosovares, familja nga Rahoveci udhëton në Gjermani për t’i ndjekur nga afër hetimet.

E mërkura ishte një ditë e kobshme për familjen Cena nga Rahoveci.

Në këtë ditë, atyre u erdhi lajmi se bija e tyre me inicialet L.C është vrarë.

Ngjarja ka ndodhur në Gjermani, përderisa rastin e bën më të rëndë fakti se vrasjen po dyshohet se e kreu burri i tashmë ndjerës.

Sipas autoriteteve gjermane, burri u arrestua pa rezistencë jashtë shtëpisë së çiftit.

E para arrestimit, sipas raportimit të medieve gjermane, ai e kishte telefonuar djalin e tij për t’i treguar se ia ka vrarë nënën.
Në familjen Cena, dhimbje dhe trishtim kishte edhe të dielën.

Tëvë1 ka mësuar se trupi i pajetë i viktimës pritet që të varroset në Kosovë.

Postimet e familjarëve të viktimës në rrjetin social Facebook ishin të shumta.

Por ai që preku zemrat e të gjithëve ishte i nënës së viktimës.

Hetimin e rastin e ka marrë përsipër Departamenti i Hetimeve Kriminale të qytetit Memmingen në Gjermani.

Të enjten pasdite i dyshuari është sjellë para gjykatës dhe është dërguar në institucionin korrektues. /Teve1

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz