back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinatoplajmiPolicia jep detaje të reja lidhur me vrasjen e 42-vjeçarit në Skënderaj:...

Policia jep detaje të reja lidhur me vrasjen e 42-vjeçarit në Skënderaj: Janë arrestuar babë e bir

Të ngjajshme

Policia sekuestron pesë thasë drogë në Mirditë, shpallen në kërkim tre persona

Policia në Shqipëri ka sekuestruar pesë thasë me të...

KFOR-i vendos shenja të reja sinjalizuese përgjatë kufijve të Kosovës

Ushtarët e KFOR-it po vazhdojnë të instalojnë shenja të...

Irlanda kërcënon të tërhiqet nga Eurovisioni nëse Izraeli merr pjesë

Transmetuesi shtetëror irlandez RTE ka deklaruar se nuk do të...

Policia e Kosovës ka dalë me detaje të reja lidhur me vrasjen e 42-vjeçarit në një lokal në Skënderaj, gjatë ditës së djeshme.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se si të dyshuar për këtë vrasje janë arrestuar babë e bir dhe se nga ta janë sekuestruar një kallash, tri pistoleta dhe 53 fishekë kalibrash të ndryshëm. Të arrestuar janë një 33-vjeçar me inicialet B.I dhe një 61-vjeçar me inicialet H.I

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“VRASJE E RËNDË- Skenderaj 12.02.2025 – 13:45. Një mashkull kosovar, është qëlluar me armë zjarri dhe si pasoj e kësaj ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir) dhe nga të njëjtit janë sekuestruar: një armë AK47, tri armë të shkurta (pistoleta) dhe 53 fishekë kalibrash të ndryshëm. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 13:50 të së mërkurës në një lokal në Skenderaj. Vdekja e viktimës u konfirmuar në vendin e ngjarjes nga mjekët.

Personi që mbeti i vrarë me armë zjarri në një lokal në Skenderaj është nip i ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit.

Kështu ka njoftuar vetë Gucati, duke u shprehur i prekur thellë nga vdekja e tij

“Nipi ynë Ismet, lajmi për vdekjen tënde na preku thellë të gjithë, u largove nga kjo botë në vitet e tua më të mira, ishe ai djali energjik, për të gjithë gjeje kohë, humori yt ishte briliant, kështu si të njohem do të mbajmë mend për atë djalin më humorin më të mirë dhe më një zemër të pastër”, ka shkruar Gucati.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz