back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeArrestohet edhe i dyshuari i dytë për vrasjen e 42- vjeçarit në...

Arrestohet edhe i dyshuari i dytë për vrasjen e 42- vjeçarit në Skenderaj

Të ngjajshme

Mbyllet afati kalimtar në Premierligë

Është mbyllur edhe zyrtarisht afati kalimtar i janarit në...

Tentativë kontrabande në Merdare, kapen rreth dy kilogramë narkotikë

Dogana e Kosovës, në koordinim të ngushtë me Policinë...

Zyrtarizohet një blerje e shtrenjtë në Premierligë

Një blerje e shtrenjtë është zyrtarizuar në orët e...

Benzema i thotë “PO” Al-Hilalit, marrëveshja drejt finalizimit

Sulmuesi francez, Karim Benzema do të largohet nga Al-Ittihadi. Mirëpo...

Është arrestuar edhe i dyshuari i dytë për vrasjen e 42-vjeçarit sot në Skenderaj.

B.I 33 vjeçar është arrestuar në Prishtinë dhe tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat ndërlidhen me rastin.

“Në lidhje me rastin-Vrasje e rëndë, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë Jug, pas veprimeve intensive kanë arritur të identifikojnë lokacionin dhe të arrestojnë edhe personin e dytë të dyshuar për këtë rast. I dyshuari B.I., mashkull, 33 vjeç është arrestuar në Prishtinë dhe tek ai janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat ndërlidhen me rastin. Në këtë rast, hetuesit në koordinim me prokurorin janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme proceduralo-hetimore për ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndryshe, policia sot ka arrestuar edhe një person tjetër në lidhje me rastin. Arrestimi ka ardhur pas bastisjeve që janë kryer në shtëpitë e të dyshuarve.

Të Fundit

Sport

ShowBiz