Në prag të shpalljes së rezultateve zyrtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, interesi kryesor mbetet se kush do ta formojë qeverinë e re.
Gazetari Milaim Zeka i ftuar në emisionin “Kosova Today” ka komentuar situatën politike, duke theksuar se LDK-ja ende nuk ka një qëndrim të qartë dhe se opozita nuk duhet t’i japë luksin Vetëvendosjes për të formuar qeverinë, njofton Klankosova.tv.
“Më mirë është të kemi një qeveri në detyrë edhe për një vit dhe ai të bëhet edhe më shumë hor”.
Pas një viti, prapë do të shkojmë në zgjedhje parlamentare. Le të rrinë këta si deputetë dhe ta lënë qeverinë në detyrë edhe një vit”, tha Zeka, transmeton Klankosova.tv.
Ndiqni deklaraten e plotë, në videon e mëposhtme: