back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaSportLazio konfirmon se Hysaj ka përsëri një lëndim në muskuj

Lazio konfirmon se Hysaj ka përsëri një lëndim në muskuj

Të ngjajshme

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Lazio ka konfirmuar se mbrojtësi Elseid Hysaj ka pësuar një dëmtim në bicepsin femoral të kofshës së majtë.

Futbollisti ndjeu dhimbje në pjesën e pasme të këmbës gjatë fitores së Lazios ndaj Cagliarit në Serie A, në stadiumin Unipol Domus, të hënën në mbrëmje.

Ai menjëherë u duk i shqetësuar, i vetëdijshëm se ky nuk do të ishte një dëmtim i lehtë.

Fatkeqësisht, frika e tij u konfirmua, pasi Lazio njoftoi në mbrëmje se Hysaj iu nënshtrua testeve mjekësore në klinikën Villa Mafalda, të cilat zbuluan një dëmtim të shkallës mesatare në bicepsin femoral të kofshës së majtë.

Ky lloj dëmtimi zakonisht kërkon një periudhë rikuperimi prej të paktën një muaji deri në gjashtë javë, çka do të thotë se Hysaj do të mungojë në disa ndeshje të rëndësishme.

Hysaj shton problemet e Lazios me dëmtimet

Ky është vetëm dëmtimi i fundit në një seri problemesh fizike me të cilat trajneri i Lazios, Marco Baroni, është përballur javët e fundit.

Skuadra tashmë është pa Nuno Tavares, Manuel Lazzarin dhe Matias Vecinon, të gjithë të dëmtuar me probleme muskulore.

Situata është edhe më e vështirë për Lazion, pasi tani ka mbetur më pak alternativa në krahët e mbrojtjes, duke qenë se Luca Pellegrini u la jashtë listës së Serie A. /GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz