back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaSportJuventus publikon listën e përditësuar për Ligën e Kampionëve me 3 lojtarë...

Juventus publikon listën e përditësuar për Ligën e Kampionëve me 3 lojtarë të rinj, Yildiz në listen B

Të ngjajshme

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Theret me thikë një person në Fushë Kosovë

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Fushë...

Bellingham humb disa ndeshje, mësohet sa do të mungoj!

Jude Bellingham pritet të mungoj së paku një muaj...

Juventus ka publikuar zyrtarisht listën e përditësuar për Ligën e Kampionëve, duke përfshirë Randal Kolo Muani, Lloyd Kelly dhe Renato Veiga, ndërsa një nga blerjet e janarit është lënë jashtë.

Të gjitha klubet që marrin pjesë në fazën e eliminimit direkt të turneut duhet të dorëzojnë listën e tyre të re të lojtarëve deri në mesnatën e nesërme dhe të vazhdojnë me të deri në fund të sezonit.

Çdo skuadër ka të drejtën të bëjë tre ndryshime nga lista e mëparshme e fazës së grupeve, por siç ndodhi me Juventusin, jo të gjithë blerjet e janarit mund të përfshihen.

Alberto Costa lihet jashtë listës

Trajneri Thiago Motta ka zgjedhur të përfshijë:
Randal Kolo Muani (i huazuar nga PSG)
Lloyd Kelly (i huazuar me detyrim blerje nga Newcastle)
Renato Veiga (i huazuar nga Chelsea)

Nga ana tjetër, Alberto Costa është lënë jashtë dhe do të jetë në dispozicion vetëm për Serie A dhe Coppa Italia.

Lista e plotë e Juventusit për Ligën e Kampionëve

Lista A

Perin, Bremer, Gatti, Locatelli, Kelly, Conceicao, Koopmeiners, Vlahovic, Gonzalez, Veiga, Milik, Kalulu, McKennie, Adzic, Thuram, Kolo Muani, Weah, Pinsoglio, Douglas Luiz, Cambiaso, Di Gregorio, Cabal

Lista B

Yildiz, Anghele, Savona, Daffara, Rouhi, Mbangula

Pavarësisht se sezoni i tij mund të jetë i përfunduar pas operacionit të ligamentit të kryqëzuar, Gleison Bremer ka mbetur në listë. Ndërkohë, Danilo, Nicolò Fagioli dhe Arthur Melo janë shitur, huazuar ose kanë ndërprerë kontratat e tyre me klubin.

Juventus do të përballet me PSV Eindhoven në fazën play-off të Ligës së Kampionëve. /GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz