BallinaLajmeNjoftimi i Nasim Haradinajt për distancimin e familjes Gërvalla nga deklaratat të...

Njoftimi i Nasim Haradinajt për distancimin e familjes Gërvalla nga deklaratat të Donikës për Haradinajn, Mirena: Gjest fisnik

Të ngjajshme

Vlora Marina prezanton Shqipërinë në skenën globale MIPIM 2026

Projekti Vlora Marina u prezantua në MIPIM 2026, një...

82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren

Një 82 vjeçar është goditur sot nga vetura në...

Haradinaj: Le të shkojna në zgjedhje, ndahet shapi prej sheqerit

Nasim Haradinaj ka folur për situatën politike në vend,...

Sazan Ibrahimi: Heshtja institucionale po e thellon padrejtësinë ndaj komunave

Sazan Ibrahimi, Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës,...

Ish-komandanti i UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka bërë të ditur se sot në kullën e tij kanë pritur pjesëtarë të familjes Gërvalla. Ai ka thënë se këto dy familjen janë bashkë siç kanë qenë gjithmonë, dhe se janë distancuar nga çdo gjuhë denigruese për familjet, UÇK-në dhe kombin.

Donika Gërvalla gjatë një tubimi elektoral në Deçan e kishte quajtur Ramush Haradinajn si “gjeneral të vetëshpallur”.

Këtë gjest të familjes Gërvalla, gazetari Ilir Mirena e ka cilësuar si fisnik.

“Gjest fisnik i anetareve te familjes Gervalla, perfshire edhe vet djalin e Jusuf Gervalles, qe shkuan ne shtepine e familjes Haradinaj ne Gllogjan, per t’u distancuar nga deklaratat e Donika Gervallës”, ka shkruar Mirena në Facebook të mërkurën. /Gazeta Express

Nasim Haradinaj publikon fotot e takimit në kullë: Familjet Haradinaj e Gërvalla distancohen nga gjuha e Donika Gërvallës

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz