back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeTurqia zhvillon stërvitjet dimërore ushtarake, merr pjesë edhe Kosova

Turqia zhvillon stërvitjet dimërore ushtarake, merr pjesë edhe Kosova

Të ngjajshme

Rikthehet Gjesti, zbulon orën e lansimit të këngës së re

Këngëtari Gjesti ka nisur zyrtarisht numërimin mbrapsht për projektin...

Përleshje masive gjatë ndeshjes miqësore mes Llapit dhe Kaysar Kyzylorda në Antalya

Një përleshje masive u regjistrua sot gjatë ndeshjes miqësore...

Numërimi mbrapsht ka nisur, Gjesti zbulon orën e lansimit të këngës së re

Këngëtari Gjesti ka nisur zyrtarisht numërimin mbrapsht për projektin...

Në afërsi të qytetit Kars, që ndodhet në verilindje të Turqisë, afër kufirit me Armeninë, po vijon “Stërvitja Dimërore 2025”, një stërvitje ushtarake ku marrin pjesë edhe trupa nga Kosova.

Në kuadër të aktiviteteve, nën kontrollin dhe menaxhimin e Forcave të Armatosura Turke, pjesëmarrësit zhvilluan më shumë detyra, përfshirë manovra me zbritje me helikopter, stërvitje me mortaja, operacione kërkimi dhe shpëtimi, koordinim të operacioneve të përbashkëta, testim të aftësive luftarake të njësive, sinkronizim në të shtëna si dhe detyra tjera.

Gjithashtu, stërvitja përfshin edhe pushimin e trupave brenda një strehe dëbore, duke nxjerr në pah teknikat ekstreme të mbijetesës në mot të ftohtë.

Një personel prej gjithsej 12.199 personash pjesë në “Stërvitjen Dimërore 2025”, përfshirë 12.000 nga Turqia dhe 199 nga 20 vende të tjera, në mesin e të cilave janë Kosova, Maqedonia e Veriut, ShBA-ja, Azerbajxhani, Bahreini, Bangladeshi, Britania e Madhe, Bosnjë e Hercegovina, Franca, Gjeorgjia, Italia, Kazakistani, Mongolia, Pakistani, Bullgaria, Libia, Nigeri, Taxhikistani dhe Jordania.

Stërvitja u organizua nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, Shtabi i Përgjithshëm, Forcat Tokësore Turke, Forcat Detare, Forcat Ajrore dhe Komanda e Forcave Speciale, në bashkëpunim me institucionet publike civile. /Anadolu

Të Fundit

Sport

ShowBiz