BallinaLajmeGrenell shpërndan të dhënat për shpenzimet miliardëshe të USAID-it në Ballkanin Perëndimor,...

Grenell shpërndan të dhënat për shpenzimet miliardëshe të USAID-it në Ballkanin Perëndimor, thotë se shkuan për OJQ të krahut të majtë

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Emisari për misione speciale i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, duke shpërndarë një postim të një faqeje në X që shfaq financimet e Agjencisë të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për vendet e Ballkanit Perëndimor, tha se taksat e amerikanëve janë shpenzuar për OJQ të krahut të majtë për nxitje të “politikave radikale”.

Grenell këtë e quajti “mënyrë të pamatur” të shpenzimit të parave.

“Amerikanët punëtorë paguajnë taksa – politikanët në Uashington, DC i shpenzojnë ato para në mënyrë të pamatur. Miliardë dollarë u janë dhënë OJQ-ve të krahut të majtë për të nxitur politika radikale në vende të tjera”, tha Grenell.

Në këtë postim që ka shpërndarë Grenell, Kosova është e para që ka përfituar ndihma nga USAID në vlerë të 537 milionë dollarëve.

Me ardhjen në Trump në Shtëpinë e Bardhë, Departamenti amerikan i Shtetit më 24 janar urdhëroi ngrirjen e financimeve të reja për pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane që janë zbatuar kryesisht përmes USAID.

Aktualisht në SHBA është duke u shqyrtuar mundësia që kjo agjenci të riorganizohet që këto ndihma të përshtaten me politikën e jashtme të Trump./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz