Ballkani eka bërë transferimin e parë në afatin kalimtar të janarit.
Kampioni në fuqi i Kosovës, ka nënshkruar me portierin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Artan Iljazi, shkruan IndeksOnline.
Gardiani nga Kumanova ka qenë pjesë e skuadrave të njohura shqiptare në Maqedoni të Veriut, si FC Shkupi e KF Shkëndija.
Artan Iljazi pritet të jetë zëvendësues i Enea Koliçit, i cili në fillim të këtij muaji i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal./IndeksOnline/