back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeVërshojnë sulmet ndaj Sami Lushtakut, Dimal Basha e quan “bandit

Vërshojnë sulmet ndaj Sami Lushtakut, Dimal Basha e quan “bandit

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...


Pas Albulena Haxhiut, edhe Dimal Basha i Lëvizjes Vetëvendosje e ka sulmuar nënkryetarin e Skënderajt, Sami Lushtakun.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje e ka quajtur “bandit” Lushtakun, në një postim në Facebook të martën.

“Vota për PDK-në është veç fuqizim për Sami Lushtakun, e që Kosovës nuk i duhen më politikanë që sillen si bandita!”, ka thënë Basha.

“Kosova NUK i duron më banditat!”, ka thënë Basha.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se nënkryetari i Skenderajt ka tentuar të sulmojë personalisht eskortën e kryeministrit Albin Kurti të hënën.

Haxhiu, në një postim në Facebook të martën, tha se Lushtaku ka qenë me veturë zyrtare, me targa 02Z, në momentin kur “e ka prerë rrugën e veturës së kryeministrit me qëllim sulmin”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz