BallinaLajmeHaradinaj- Gërvallës: Kur ishim të pushtuar Ramushi quhej “gjeneral i vetëshpallur” nga...

Haradinaj- Gërvallës: Kur ishim të pushtuar Ramushi quhej “gjeneral i vetëshpallur” nga lajmet e Beogradit, sot kush ia shkruan lajmet Gërvallës

Të ngjajshme

Irani i përgjigjet Trumpit: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur vetëm për armiqtë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se...

Tri gola për tri pikë, Reali merr fitore të madhe ndaj Elches

Real Madridi ka marrë një fitore të madhe, në...

Goli i Bogas i mjafton Juventusit, e mposht Udinesen

Juventusi ka arritur fitoren e radhës në Serie A. Ata...

Daut Haraidinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i ka reaguar Donika Gërvallës, pasi kjo e fundit në një tubim elektoral në Deçan, të dielën e ka cilësuar Ramush Haradinaj si “gjeneral i vetëshpallur”.

Për këtë gjuhë të Gërvallës ka pasur reagime të shumta.

E Daut Haradinaj për Klan Kosovën, ka thënë se këtë e lë në ndërgjegjen e Gërvallës.

Ppor, ai ka shtuar se kur Haradianj është quajtur “i ashtuquajtur gjeneral”, në kohën e Millosheviqit është kuptuar se lajmet i janë shkruar në Beograd, e Haradinaj pyet kush ia shkruan lajmet Gërvallës sot?

“Unë e lë ndërgjegje të saj, ajo duhet me i fol vetes. Është një gjuhë e papranueshme, gjuha kur është përdor kohën kur kemi qenë të pushtuar. Nëse një kohë na kanë quajtur të ashtuquajtur, unë e kam ditur që lajmet janë shkru Beograd të Millosheviqit, sot nuk e di kush ia shkrun lajmet. Por, e di që është një turiste në Kosovë, sjelljet e saj pasluftës kanë qenë dyshimta”, ka thënë ndër tjerash Haradianj.

Ai ka shtuar se e ka udhëhequr një luftë një brigadë me mërin e Jusuf Gërvallës, duke thënë se kanë dashur ta lartësojnë figurën e tij.

Tutje, ai ka shtuar se Gërvalla me nënshkrimin e saj ia ka dhënë tokën e Deçanit manastirit. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz