Sunday, July 20, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenas, Ish-pjesëtari i UÇK-së i gjetur i vrarë, besohet se ka qenë...

Drenas, Ish-pjesëtari i UÇK-së i gjetur i vrarë, besohet se ka qenë dëshmitar në Gjykatën Speciale

Të ngjajshme

9 persona të lënduar në Gllarevë nga aksidenti i trafikut

Nëntë persona janë lënduar në aksidentin e ndodhur në...

Tayna vjen me tjetër duet (video)

Tayna vjen me një tjetër super bashkëpunim, të titulluar...

Nëntë të lënduar në aksidentin në Gllarevë, një në gjendje të rëndë

Nëntë persona kanë pësuar lëndime pas një aksidenti në...

Momenti ku garuesi bën simbolin e shqiponjës dhe diskualifikohet nga garat në Mal të Zi

Garuesi nga Kosova, Shkëlzen Goqi, është diskualifikuar nga një...

Bekim Curri, i gjetur i vrarë mbrëmë në fshatin Korreticë të Drenasit, besohej se ka qenë dëshmitar në Gjykatën Speciale, raporton Insajder.

Burime të afërta me hetimet për krime lufte i kanë thënë Insajderit se Curri, ka qenë dëshmitar për zonën e Berishës. Një gjë të tillë e kanë thënë edhe burime nga Policia e Kosovës, bazuar në deklaratat e familjarëve të të ndjerit.

“Familjarët na kanë thënë se Bekimi ka qenë dëshmitar në një proces”, ka thënë një burim nga Policia e Kosovës.

37-vjeçari ka qenë ushtar i UÇK -së në zonën që është kontrolluar nga Ajvaz Berisha, i njohur si komandant Tigri.

I ndjeri, prej pasluftës ka jetuar në Zvicër.

Familjarët nuk kanë dashur të flasin për rastin. Vehbi Curri, ka thënë se Bekimi nuk ka pasur asnjë problem.

“Nuk mundemi me fol. Nuk dimë pse”, ka thënë për Insajderin, Curri.

Në Task Forcën Speciale për hetimin e pretendimeve që dalin nga raporti i Dick Martyt nuk janë përgjigjur ende në pyetjet e Insajderit.

Në EULEX ndërkaq nuk kanë bërë ndonjë koment për këtë rast.

“EULEX-i nuk mund të komentojë identitetin e askujt, që nuk është qartësisht i identifikuar në procese gjyqësore”, ka thënë zëdhënësja e këtij misioni, Besa Domi.

Policia e Kosovës e ka kualifikuar rastin si vrasje. Policia zyrtarisht ka thënë se rasti po hetohet dhe nuk dihen ende motivet e vrasjes.

“Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti është cilësuar si vrasje dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Sipas Policisë, hetuesit janë duke punuar me përkushtim të madh për të zbuluar identitetin dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit duke intervistuar një numër personash në cilësi të dëshmitarëve apo edhe të tjerë/Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit