BallinaShowBizKy shtet tërhiqet nga Eurovision 2025, pas një vendimi të papritur

Ky shtet tërhiqet nga Eurovision 2025, pas një vendimi të papritur

Moldavia ka shpallur se do të tërhiqet nga pjesëmarrja në Eurovision-in e këtij viti, që do të mbahet në Bazel. Lajmi erdhi vetëm pak ditë pas zhvillimit të audicioneve për finalet kombëtare, ku është theksuar se cilësia e performancave dhe këngëve ishte një faktor kyç në këtë vendim.

Drejtori i rrjetit “Moldova 1”, Corneliu Durnescu, shpjegoi se “mungesa e cilësisë ka krijuar një perceptim negativ” për garën dhe se përzgjedhja kombëtare e këtij viti nxori në pah disa sfida të rëndësishme, përfshirë rënien e interesit publik dhe nivelin e përgjithshëm të këngëve.

Durnescu shtoi se ky vendim nuk ishte i lehtë, por se ishte i domosdoshëm në kontekstin aktual të situatës. Ai theksoi se do të ishte e nevojshme një reformë në procesin e përzgjedhjes për të rikthyer besimin dhe cilësinë që publiku dhe ekspertët presin nga një ngjarje kaq e madhe.

Megjithatë, transmetuesi shtetëror do të vazhdojë të transmetojë dy netët gjysmëfinale dhe finalen e madhe të Eurovision-it, duke mbajtur lidhjen me ngjarjen, përkundër tërheqjes nga konkurimi.