back to top
Monday, October 27, 2025
BallinaSportHetimi ndaj PSG-së që mund të ndryshojë rregullat e futbollit

Hetimi ndaj PSG-së që mund të ndryshojë rregullat e futbollit

Të ngjajshme

Publikohen 8 pikat e marrëveshjes mes LDK-së e PDK-së në Fushë Kosovë

Në Fushë-Kosovë është zyrtarizuar një koalicion i paprecedent politik...

Celina “detyroi” kundërshtarin të shënonte në portën e vet!

Skuadra e AIK-ut ka barazuar 2:2 ndaj Hackenit në...

LDK-PDK në balotazh në Fushë Kosovë, e konfirmon Besnik Osmani

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka arritur koalicion me...

Zyrtarizohet koalicioni i madh në Fushë Kosovë, LDK e PDK bashkë kundër Prebrezës të Vetëvendosjes

Në Fushë-Kosovë është zyrtarizuar një koalicion i paprecedent politik...

“Hajvanat”, Kusari: Kurti nuk ka fyer liderët, e ka pasur personale me një përfaqësues të LDK!

Mimoza Kusari, ka komentuar në emisionin “Review” zhvillimet politike...

E marta ishte një ditë e rëndësishme për Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian, pasi është depozituar një ankesë kundër Paris Saint-Germain për nënshkrimin e Lionel Messit.

Ankesa për çështjen e Fair Play Financiar u pranua dhe seanca do të mbahet këtë javë në Bruksel.

Për çfarë akuzohet PSG?

Në tavolinë është ankesa e një grupi anëtarësh të Barcelonës, përfshirë grupin më të madh të tifozëve të Barcelonës në Francë, për atë që ndodhi me kalimin e Messit në klubin e Ligue 1.

Lojtari argjentinas nuk mundi të qëndronte te Barcelona sepse klubi nuk mund të respektonte Fair Playin financiar të futbollit spanjoll, por u largua për në PSG në një ligë ku strukturat e futbollit janë krejtësisht të ndryshme.

“Ka një shtrembërim të konkurrencës”, ka deklaruar grupi që ka depozituar ankesën në një intervistë për MARCA.

Për shkak të gjithë kësaj, ka thirrje që Paris Saint-Germain të sanksionohet, rasti të hetohet më tej dhe të bëhen ndryshime në rregullat e futbollit që të mos përsëritet e njëjta gjë.

Çfarë ndryshimesh kërkohen në rregullat e futbollit?

Ekziston një thirrje që të gjitha ligat evropiane të qeverisen nga të njëjtat rregulla të Fair Playt Financiar.

Apeli i mbajtur këtë të martë propozon që Komisioni Evropian të jetë përgjegjës për ta bërë këtë punë.

Megjithatë, në rast se ankesa e anëtarëve dhe grupit të tifozëve nuk ka sukses, ekziston një plan B, ai që përfshin LaLigan.

Javier Tebas është në favor që të gjitha ligat evropiane të kenë të njëjtat rregulla dhe do të propozojë modelin e ligës spanjolle për t’i bërë të gjithë të veprojnë sipas këtyre rregullave.

Në këtë ankesë ndaj PSG-së , presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ishte në prag të mbështetjes së apelit, por në fund vendimi i klubit ishte që në vend që të përpiqej të ndryshonte rregullat e lojës, t’i drejtohej modelit të levave për të lehtësuar problemet e saj ekonomike. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz