back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeSkenderaj bëhet me qendër rehabilituese për personat me aftësi të kufizuara (FOTO)

Skenderaj bëhet me qendër rehabilituese për personat me aftësi të kufizuara (FOTO)

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...
Në një ceremoni të organizuar, sot është bërë prerja e shiritit përurues të hapjes së Qendrës Rehabilituese për Personat me Aftësi të Kufizuara “Suhelja Ibrahim El Imadi” në Skenderaj, ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, miqtë nga Katari, Ahmed Abdallah Al Khaxhe, Khalid Ibrahim Al Imadi dhe Aishe Abdallah Al Khaxhe, që kontribuuan në financimin e realizimit të këtij projekti të rëndësishëm, anëtarët e Shoqatës Handikos, përfaqësues të nivelit qendror të Handikos-it, familjarë, qytetarë dhe të ftuar të tjerë.
Kryetari Nura, në fjalimin e tij, ka falënderuar miqtë të Katarit, për kontributin e dhënë në ndërtimin e kësaj qendre, e cila do të shërbejë për rehabilitimin e personave me aftësi të kufizuara dhe fëmijët tjerë.
Edhe Ahmed Abdallah Al Khaxhe është shprehur falënderues për bashkëpunim që kanë pas me komunën e Skenderajt, dhe i lumtur që po ndihmohet kategoria e personave me aftësi të kufizuara.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz