back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeStatistikat për rastet e dhunimeve seksuale, KPK dhe Prokuroria i reagojnë Kurtit:...

Statistikat për rastet e dhunimeve seksuale, KPK dhe Prokuroria i reagojnë Kurtit: Je i pasaktë dhe tendencioz

Të ngjajshme

Si e sinjalizoi me prekje hunde nisjen e “aksionit” Naim Murseli, Granit Plavën

Prokuroria po vazhdon të prezantojë provat për rastin e...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në...

Plagoset një person në Gjakovë, të dyshuarit ende nuk janë arrestuar

Një person ka mbetur i plagosur dje në Gjakovë. Siç...

Ka fjetur me 200 burra, aktorja thotë se ja pa “hajrin” profesionit

Aktorja Jennifer Coolidge, e njohur më së miri për...
- Advertisement -

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit i kanë reaguar kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas deklaratave të tyre në një konferencë për media të dielën.

Kurti tha se mbi 200 gjykatës janë marrë me rastet e dhunës seksuale dhe kanë shqiptuar vetëm dënime me gjobë dhe me kusht, ndërsa akuzoi edhe rreth 140 prokurorë të cilët tha se kanë lejuar parashkrimin e lëndëve për këto raste.

KPK dhe Prokurori i Shtetit i kanë quajtur të pasakta dhe tendencioze deklaratat e kryeministrit, raporton Gazeta Express.

“Faktikisht, këto prononcime publike të Kryeministrit dhe Ministres së Drejtësisë për parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale në Prokurori, demantohen tërësisht nga raportet zyrtare të sistemit prokurorial. Nga raportet e KPK-së dhe Prokurorit të Shtetit, sipas të dhënave për veprat penale për rastet e dhunës seksuale përgjatë vitit 2020, 2021 dhe gjashtëmujorit të parë të vitit 2022, është parashkruar vetëm një (1) rast që ka pasur të bëjë me dhunën seksuale. Në këtë rast, theksojmë se informacionet e deklaruara sot nga kryeministri janë të pasakta, nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin dhe janë krejtësisht tendencioze për sistemin prokurorial”, thuhet në reagim.

Sipas KPK-së dhe Prokurorit të Shtetit, kryeministri dhe Qeveria nuk i verifikuan dhe analizuan me profesionalizëm statistikat zyrtare.

“KPK dhe Prokurori i Shtetit ia bëjnë me dije Kryeministrit dhe Qeverisë se statistikat zyrtare nuk hartohen me paragjykime, por verifikohen, analizohen me profesionalizëm dhe miratohen në takimet e hapura për publikun nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës”, thuhet në reagimin.

“Për më tepër, ky deklarim i pasaktë dhe tendencioz i Kryeministrit, shpreh nevojën që Kryeministri i vendit të bashkëpunojë dhe bashkëveprojë me sistemin prokurorial në suaza të kompetencave përkatëse, duke respektuar normat dhe standardet e funksionimit demokratik të institucioneve në Republikën e Kosovës”, thuhet tutje në reagim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz