back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaUncategorizedKrasniqi për Kurtin: Premtoi luftë kundër oligarkëve, po i lufton sindikatat

Krasniqi për Kurtin: Premtoi luftë kundër oligarkëve, po i lufton sindikatat

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Zyrtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se VV erdhi në pushtet duke premtuar luftë kundër oligarkëve, derisa shtoi se “përfitimet enorme të kompanive të mëdha private s’u prekën fare”.

Në një postim në Facebook, Krasniqi tha se VV “luftën më të ashpër ua shpalli sindikatave”.

“Dora e ndihmës u është shtrirë bankave e kompanive të mëdha që u janë rritur fitimet. Dora e dhunës dhe kërcënimit atyre që nën qeverisjen e tij jeta u është shrenjtuar. Kaq për transformimin ideologjik të Albin Kurtit. Asgjë e majtë në të ska mbetur”, ka shkruar ai.

Ky reagim vjen pasi Ministria e Financave ka kërkuar listën e punëtorëve që hyjnë në grevë, në mënyrë që t’i ndalet paga.

Pavarësisht këtij “kërcënimi”, BSPK ka njoftuar se kanë hyrë në grevë qysh prej ditës së sotme.

Të Fundit

Sport

ShowBiz