back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeGruaja me epilepsi kërkon punë, i duhen para për barna (VIDEO)

Gruaja me epilepsi kërkon punë, i duhen para për barna (VIDEO)

Të ngjajshme

Kylie dhe Timothée bëjnë pazar për rroba banjoje

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet morën pak rroba me...

Lushaku-Sadriu: Abdixhiku e meriton të vazhdojë në krye të LDK-së

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu,...

Vdes pjesëtari i kabinetit të Alban Hysenit

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar për vdekjen...

Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e arrestuar në Shqipëri

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 19 protestues...

Pabarazitë thotë se e kanë lodhur.

Andaj, 33 vjeçarja nga Gjilani me aftësi të kufizuara, që deshi të mos i zbulohet identiteti, ka një kërkesë të vetme.

Kjo do një vend pune që t’i mbulojë shpenzimet e barnave, të cilat i përdor për ta trajtuar sëmundjen e epilepsisë.

Ajo tash ka regjistruar edhe studimet, por punën e ka të domosdoshme.

Me kontratë për 6 muaj, kjo punoi në Qendrën për Punë Sociale derisa thotë se nuk e ka mbështetjen as të Handikosit në këtë qytet pasi sipas saj e përjashtuan nga Bordi i Shoqatës, për shkak se kjo deshi që në një ekskursion të marr nënën që të kujdeset për të.

Këtë siç tha ajo, nuk e lejoi kryetari.

Kryetarit i Handikos-it në Gjilan, Fatmir Shurdhani i tha televizionit përmes telefonit se vajza nuk ka qenë asnjëherë pjesë e bordit, veç anëtare. Teksa për vizitën jashtë Kosovës tha se, të rriturit nuk kanë pasur të drejtë të marrin shoqërues vetëm ata më të vegjël se 14 vjeç.

Të Fundit

Sport

ShowBiz