back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeBE-ja e ashpër me Kosovën dhe Serbinë: Ndaloni retorikat nxitëse

BE-ja e ashpër me Kosovën dhe Serbinë: Ndaloni retorikat nxitëse

Të ngjajshme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Të Martën në Kosovë pritet të mbajë mot me...

Nesër vazhdon seanca për rastin ‘Banjska’

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në departamentin e Krimeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Të Martën në Kosovë pritet të mbajë mot me...

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i ndalojnë retorikat nxitëse.

Në thirrjen e tyre thuhet se zyrtarët e lartë të të dyja shteteve do të mbajnë përgjegjësi për çdo përshkallëzim që çon në rritjen e tensioneve dhe potencialisht dhunës në rajon.

“Të gjitha çështjet e hapura do të adresohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. BE pret që të dy liderët të diskutojnë për këto tema sfiduese në takimin e ardhshëm mes Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që do të mbahet më 18 gusht në Bruksel”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse kërkon një klimë që kontribuon në rivendosjen e besimit, pajtimit dhe marrëdhënieve të mira, përcjell Klankosova.tv.

“Arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në kontekstin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja kërkon një klimë që kontribuon në rivendosjen e besimit, pajtimit dhe marrëdhënieve të mira, ku marrëveshjet e kaluara respektohen dhe zbatohen plotësisht”, thuhet tutje në njoftimin e BE-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz