BallinaLajmeMozzik takohet me Sami Lushtakun

Mozzik takohet me Sami Lushtakun

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Rap-artisti nga Ferizaj, Mozzik, ditën e sotme (e premte) është takuar me njërin nga ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtakun.

Këngëtari i njohur shqiptar duket se është pritur nga Lushtaku në konakun e tij në Drenicë.

Kështu është bërë e ditur përmes rrjeteve sociale, në një postim të shpërndarë në Instagram.

Gramoz Aliu (emri i vërtetë) mësohet se do të performojë në “Ditët e Diasporës – Skënderaj 2022”, në një aktivitet që organizohet nga Komuna e Skenderajt.

“Kënaqësi të mirëpres në konakun tim këngëtarin e mirënjohur Mozzik, i cili gjatë ditëve të ardhshme do të përformojë në “Ditët e Diasporës- Skenderaj 2022”, aktivitetet i cili organizohet nga Komuna e Skenderajt për nder të diasporës”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, një postim i tillë u shpërnda edhe nga reperi me përshkrimin: “Në konak të gjenerali Sami Lushtaku”.

Tashmë janë bërë të shpeshta takimet e politikanëve me artistët shqiptarë, kjo pasi ditë më parë Lushtaku u takua edhe me Don Xhonin. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz