back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajme100 persona dyshohet se u helmuan nga uji në Han të Elezit,...

100 persona dyshohet se u helmuan nga uji në Han të Elezit, flet kryetari i Komunës

Të ngjajshme

Zgjohet Barça nga gjumi, shënon golin e parë ndaj Guadalajaras

Barcelona ka arritur të shënojë golin e parë të...

Haradinaj: E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për...

Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë

Arktiku ka kaluar vitin më të nxehtë të regjistruar...

Rreth 100 persona dyshohet se janë helmuar nga uji në Komunën e Hanit të Elezit.

Kështu ka bërë të ditur për Gazeta Blic kryetari i kësaj komune, Mehmet Ballazhi.

Ai ka thënë se ka dyshime se janë helmuar nga uji, derisa saktësisht ende nuk dihet dhe kjo mund të dihet pas rezultatit të analizave nga IKSHPK.

“Rreth 100 qytetarë kanë marrë ndihmë mjekësore në QMKF, për shkak të dyshimit të helmimit. Dyshohet për helmim me ujë por që ende nuk dihet. Simptomat janë barkqitje, vjellje. Ende nuk dihet saktësisht derisa të dalin analizat. IPSHK është njoftuar dhe pas rezultatit të analizave mund të dihet saktë se çfarë po ndodhë. Pacientët kanë marrë infuzione dhe më pas janë liruar nga spitali, kanë shkuar në shtëpi”, tha Ballazhi.

Kujtojmë që javën e kaluar në komunën e Kaçanikut u helmuan nga uji rreth 200 persona, të ciëlt po ashtu morën trajtim mjekësor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz