BallinaLajmeE la politikën, ish-kryetari i Komunës bëhet avokat

E la politikën, ish-kryetari i Komunës bëhet avokat

Të ngjajshme

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri “në sinkron” me stilin

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë tërhequr sërish vëmendjen...

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës...

Në krye me Muriqin, Mallorca merr tre pikë të mëdha

Mallorca ka marr tre pikë të rëndësishme në garën...

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi është bërë avokat. Pasi kishte njoftuar muaj më parë largimin nga politika, Kuçi tani i është kthyer profesionit të dikurshëm.

“Pas një pune mbi 20 vjeçare në detyra të ndryshme shtetërore në institucione të Republikës së Kosovës, kam nisur rrugëtimin tim profesional, duke u bërë pjesë e bashkësisë së avokatëve !
Për mua ka qenë përgjegjësi, nderë dhe privilegj të kem qenë pjesë e institucioneve dhe proceseve të rëndësishme në kuadër të ndërtimit dhe fuqizimit të insitutcioneve të Republikës së Kosovës.

Andaj, detyrën e Avokatit, si devocion profesional në drejtësi i bazuar në parimet dhe vlerat e përgjegjësisë institucionale, etike dhe qytetare, do të vazhdoj ta ushtroj me dinjitet, ndërgjegje i pavarur dhe me nder, duke respektuar rendin juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës.

Njëherit Ju njoftoj se zyra ime gjendet në Gjakovë” shkruan Kuçi në njoftim./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz