BallinaLajmeDiskualifikohet Komuna e Skenderajt, shkak i pëformancës së dobët të Qeverisjes Jashari...

Diskualifikohet Komuna e Skenderajt, shkak i pëformancës së dobët të Qeverisjes Jashari për vitin 2020 në investime kapitale (FOTO)

Komuna e Skenderajt është diskulaifikuar në garën e granteve të përfomrancës së komunave të Kosovës nga MAPL në kuadër të projektit të DEMOS-it. Në këtë garë komuna e Skenderajt për vitin 2020 në investimet kapitale ka arritur të marrë 54 pikë nga 92 pikë të mundshme, shkruan Drenica Press.

Këtë vendim të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e ka bërë të publike vet Komuna e Skenderajt ku thotë se: “Sipas shkresës zyrtare që është dërguar nga ministria përkatëse, nga 92 pikë të mundshme, Komuna e Skenderajt është vlerësuar me 54, për shkak se nuk ka përmbush kriterin minimal që është shkalla prej 75% e realizimit të buxhetit për investime kapitale.

Sipas vlerësimit të ministrisë, Komuna ka dështuar të përmbush kriterin kryesor lidhur me planifikimin, menaxhimin dhe realizimin e buxhetit, në kategorinë e investimeve kapitale gjatë vitit 2020.
Fatkeqësisht, duhet të informojmë qytetarët se edhe viti 2021 ka këtë gjendje, në realizmin e buxhetit, e aq më keq edhe padi nga institucionet qendrore për mos përmbushje të ligjshmërisë.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në kuadër të projektit DEMOS, që vlerëson komunat e Kosovës sa i përket përformancës, ka diskualifikuar Komunën e Skenderajt nga gara e Grantit të Përformancës Komunale.
Sipas shkresës zyrtare që është dërguar nga ministria përkatëse, nga 92 pikë të mundshme, Komuna e Skenderajt është vlerësuar me 54, për shkak se nuk ka përmbush kriterin minimal që është shkalla prej 75% e realizimit të buxhetit për investime kapitale.
Sipas vlerësimit të ministrisë, Komuna ka dështuar të përmbush kriterin kryesor lidhur me planifikimin, menaxhimin dhe realizimin e buxhetit, në kategorinë e investimeve kapitale gjatë vitit 2020.
Fatkeqësisht, duhet të informojmë qytetarët se edhe viti 2021 ka këtë gjendje, në realizmin e buxhetit, e aq më keq edhe padi nga institucionet qendrore për mos përmbushje të ligjshmërisë.
Duke falënderuar grupin punues komunal të përformancës, për angazhim dhe punë profesionale, Komuna mbetet e angazhuar që t’i rikthejë në nivelin e duhur konkurrent aspektet e menaxhimit që kërkohen si kritere në vlerësimin e përformancës komunale.