BallinaShowBiz“Ia kam bërë bllok, më shkruan me numër tjetër”, modelja ruse tregon...

“Ia kam bërë bllok, më shkruan me numër tjetër”, modelja ruse tregon për ndarjen me Don Xhonin

Modelja ruse, që në Kosovë njihet si e dashura e Don Xhon, ka bërë të ditur ndarjen me reperin shqiptar.

Pasi tregoi se është ndarë dhe se është ë zhgënjyer nga ai, Ariana ka bërë një video live në Instagram ku ka pritur pyetjet e ndjekësve të cilat ishin të gjitha për Don Xhon.

“U mërzita shumë, nata e djeshme ishte shumë e vështirë, kam qarë gjithë natën. Tatuazhin që e kam bërë për të do ta fshi shumë shpejt. Unë i kam bërë bllok, por ai më ka shkruar dje dhe sot me numra të tjerë. Unë e doja, por nuk e dua më. Tani dua vetëm veten time”, tha ndër të tjera Ariana që e quajti Don Xhonin ish të dashurin e saj.

Ajo gjithashtu foli edhe për arsyen e ndarjes ku u shpreh se ishte e vetmja që tregonte suportin dhe dashurinë dhe e vetmja që e telefononte.