back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeDikur i quante kriminelë, Haxhiu tash thotë që refuzimi i takimit nga...

Dikur i quante kriminelë, Haxhiu tash thotë që refuzimi i takimit nga Thaçi e Veseli ishte i paarsyeshëm

Të ngjajshme

Haliti: Pa koalicion Kurti s’mund t’i krijojë institucionet

Pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, të mërkurën...

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen katër persona

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur sot rreth...

Inter Miami fiton pa Messin, shkëlqen Luis Suarez

Skuadra e Inter Miamit ka shënuar fitore në play-offin...

Refuzimi i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, për t’u vizituar në Hagë nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiut, sipas vetë kësaj të fundit është i paarsyeshëm.

Në një intervistë për emisionin “Prime Time” në Kanal10, Haxhiu tha se ka kërkuar që të lihen anash konfliktet e pasluftës me dy ish-kryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Haxhiu ka thënë se arsye e refuzimit të ftesës për takim, pikërisht mund të kenë qenë problemet dhe deklaratat e mëhershme rreth tyre.

“Konsideroj që moskthimi i përgjigjes për një vizitë të tillë nuk është i arsyeshëm. Është e qartë që më Thaçin e Veselin kemi probleme të pasluftës dhe kemi pasur përballje të shumta edhe në Kuvendin e Kosovës. Por, këto probleme që s’kanë lidhje me luftën, ne i vazhdojmë kur të kthehen ata këtu. Dhe këto probleme nuk më bëjnë që të mos kërkojë që t’i vizitojë ata dhe në anën tjetër është dashur që të mos i shtyjë ata që të mos presin takim me institucionet e Kosovës”.

Thaçi dhe Veseli nuk pranuan ta takojnë Haxhiun, e cila javën e kaluar ishte për vizitë në Dhomat e Specializuara të Gjykatës në Hagë.

Shumëkush e ka komentuar në forma të ndryshme këtë vendim të Thaçit dhe Veselit, mirëpo që i njëjti natyrisht s’mund të ndahet nga e kaluara kur Albulena Haxhiu, mirëpo edhe shefi i saj në parti e Qeveri, Albin Kurti, nuk kurseheshin aspak në cilësimet e tyre për krerët e UÇK-së.

Vite më parë, Haxhiu iu referohej me terma “kriminelë” dy ish-funksionarëve të Kosovës përgjatë kohës sa Lëvizja Vetëvendosje në opozitë.

Përgjatë kohës sa ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ishte pjesë e LVV-së, përgjatë një takimi që pati me ish-presidentin Thaçi, u kritikua ashpër nga atëbotë bashkëpartiakja e Ahmetit, Albulena Haxhiu. Kjo e fundit e quajti Thaçin kriminel, duke kritikuar ish-kreun e Prishtinës pse ia kishte dhënë dorën atij.

“Shpendi dukej në siklet në ato fotografi të asaj situate të mbrëmshme. Pra, nuk dukej aspak i kënaqur. Por, mendoj që është dashur ta gjejë forcën e të mos ia japë dorën Thaçit. Ajo përshëndetje e ndihmon Thaçin. Nuk është dashur assesi t’ia shtrijë dorën një krimineli. Thaçi është përgjegjësi kryesor për mjerimin ekonomik, politik e social në Kosovë. Është kriminel e tradhtar”, shkruante Haxhiu në ‘Facebook’, postim ky që tashmë nuk figuron askund në llogarinë e saj.

Kriminel tashmë drejtuesja e Drejtësisë iu referohej edhe ish-kryetarit të Kuvendit.

“As s’më intereson nëse Kadri Veseli kërkon falje. S’e ndryshon Veselin kërkim falja ndaj meje. Unë s’mundem me e quajt me ndonjë emër tjetër, se ai për mua është kriminel”, thoshte ajo në një intervistë.

Kjo çështje kishte shkuar edhe më larg me disa komente të burrit të Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi ndaj Kadri Veselit, të cilat ishin cilësuar nga mediat asokohe si “kërcënime për vrasje”.

“Pastë dorën e marë ai që të marrtë në shenjë”, shkruante ndër të tjera Krasniqi, i cili në zgjedhjet e fundit lokale ishte kandidat për kryetar të Malishevës, por që u deklasua nga partitë tjera.

Për këto komente Veseli kishte thënë se ka dorëzuar padi, por që me të nuk janë marrë asnjëherë organet e drejtësisë sipas tij.

Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi janë në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Ndaj tyre rëndojnë 10 akuza që ndërlidhen me veprimtarinë e tyre gjatë kohës së luftës. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz