back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaShowBiz“Unë nuk kam frikë nga shteti”, përgjimet që fundosën këngëtaren Elsa Lila...

“Unë nuk kam frikë nga shteti”, përgjimet që fundosën këngëtaren Elsa Lila (VIDEO)

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Mediat italiane i kanë publikuar disa përgjime të këngëtares së njohur shqiptare Elsa Lila, që ishte arrestuar për trafikim të drogës.

Sipas raportimeve, Lila kujdesej për financat e grupit kriminal italian.

- Advertisement -

Në përgjimet e publikuara nga autoritetet italiane, këngëtarja bisedon me një anëtar të grupit, që e strehon në banesën e saj, pasi atje është i sigurt dhe nuk preket nga policia.

“Unë nuk kam frikë nga shteti, kam frikë nga hajdutët… mua nuk më vjen askush nga shteti të më kontrollojë, unë te shteti shkoj çdo ditë.”

Në këtë bisedë ajo këshillonte anëtarët e grupit që të siguronin njerëz të pushtetshëm, në mënyrë që të ishin të paprekshëm.

“Këtu është si në Shqipëri, të duhet një i njohur, kushdo që të jetë në qeveri të duhet të gjesh një mënyrë sepse edhe këtu njerëzit shiten”.

Interpretuesja e hitit “Valeria” u arrestua një ditë më parë në Itali, si pjesë e një rrjeti të trafikimit të drogës.

Në pranga ranë edhe 7 persona të tjerë, mes të cilëve dhe boksieri Petrit Bardhi, ndërsa katër janë shpallur në kërkim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz