Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), me urdhër të Prokurorisë Speciale, po kryen një aksion kundër zyrtarëve policorë dhe doganorë që dyshohen për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, transmeton Reporteri.net.
Inspektorati tha se deri më tani janë ndaluar dhjetëra zyrtarë policorë dhe doganorë, teksa ky aksion po vazhdon në Gjakovë dhe Prizren. Sipas Inspektoratit aksioni po zhvillohet pas një hetimi njëvjeçar për dyshimet se policët mund të jenë përfshirë në vepra penale.
“Në kuadër të këtij veprimeve hetimore dhe operative nga hetuesit e IPK-së pritet që fillimisht të shoqërohen e më pas edhe arrestohen dhjetëra zyrtarë policorë të dyshuar në këtë rast [kryesisht zyrtarë të policisë kufitare] si dhe disa zyrtarë doganorë”, tha Inspektorati në një njoftim më herët gjatë ditës.
Reporteri.net ka siguruar emrat e të arrestuarve, që i gjeni më poshtë:
Kreshnik Arllati
Benon Këpuska
Afrim Deda
Demë Lokaj
Ahmet Shabani
Uran Mati
Artan Thaqi
Fatmir Sadiku
Isa Dobraj
Gezim Hoxhaj
Ismet Tahiraj
Kadri Selmanaj
Ismet Deva
Lush Himaj
Hysen Hasani
Shaqir Krasniqi
Mergim Bekaj
Labinot Morina
Gzim Turkaj
Ahmet Kasumaj
Male Berisha
Osman Smajlaj
Avdi Perolli
Skender Meta
Haki Dobraj
Fazli Gjonbalaj
Gjemë Hadërgjonaj
Hamez Puka
Xhevdet Haklaj
Besim Lokaj
Gani Ahmeti
Rasim Tolaj
Agim Hadergjonaj
Enis Tortulla
Agron Bejtullahu
Senad Zherka
Isa Ibrahimi
Mehmet Manxhuka
Ramiz Ahmeti
Sami Hajdari
Xhavit Lokaj
Gzim Shabani
Ky operacion i IPK-së, sipas autoriteteve, është duke u përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës./Reporteri.net/