back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeLavrov e arsyeton edhe bombardimin e spitalit të fëmijëve: Ishte bazë e...

Lavrov e arsyeton edhe bombardimin e spitalit të fëmijëve: Ishte bazë e nacionalistëve ukrainas

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se spitali i fëmijëve në Mariupol që u bombardua dje nga rusët ishte një “bazë e nacionalistëve ukrainas”.

Lavrov e tha këtë në një konferencë për shtyp të mbajtur pas takimit me ministrin e Jashtëm ukrainas Mbytro Kuleba në Turqi,

Lavrov tha se materniteti në Mariupol ishte pushtuar nga “ekstremistët e djathtë të njësisë Azov”.

Ai pohoi se nuk kishte pacientë në spital dhe akuzoi mediat perëndimore për “shtrembërim të fakteve” për bombardimin e spitalit.

Pala ukrainase njoftoi se tre persona u vranë nga bombardimi i spitalit, mes tyre një fëmijë. Në sulm mbetën të plagosur 17 persona.

Bombardimi i spitalit u pasua nga reagime të ashpra nga liderë shtetesh, disa prej të cilëve thanë se ky është krim i dokumentuar lufte.

Të Fundit

Sport

ShowBiz