BallinaJetëMos i neglizhoni, cilat janë simptomat e shiatikut?

Mos i neglizhoni, cilat janë simptomat e shiatikut?

Të ngjajshme

Tragjedia në Majac/ Ndërron jetë 31-vjeçarja Ardita Gashi

Mesditën e së hënës ka ndërruar jetë 31-vjeçarja Ardita...

Lista e ngjarjeve kryesore kulturore këtë javë

Erdh pranvera kah dera, po vijnë edhe plot ngjarje...

Vdes edhe e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Podujevë

Ka ndërruar jetë edhe gruaja që shtiu me armë...

Nis gjyqi i shumëpritur për aksidentin tragjik hekurudhor në Greqi

Ka nisur gjyqi për aksidentin më vdekjeprurës hekurudhor në...

Dhimbja nga shiatiku është ndjerë përgjatë nervit shiatik dhe mund të ndihet thellë në pjesën e prapme, me dhembje që shkon drejt shpinës dhe poshtë për në këmbë, nganjëherë edhe në shputën e këmbës.

Dhembja mund të jetë e shoqëruar me ndjesi shpimi gjilpërash “gjemba” apo mpirje dhe nganjëherë nga dobësia muskulare e këmbës.

Dhembja e shiatikut ndihet zakonisht vetëm në një këmbë. Ndonjëherë, një ndjesi si një goditje elektrike mund të ndihet përgjatë nervave. Dhembja mund të variojë nga një dhembje e butë në një dhembje të fortë. Dhembjet e nervit shiatik shpesh ndihen gjatë teshtitjes, kollës, të shkuarit në tualet, ose kur ju jeni ulur dhe mund të shoqërohet me dhembje të shpinës.

Pjesa më e madhe e dhembjeve të shiatikut përmirësohet brenda pak javëve dhe nuk rezulton në një dëmtim të përhershëm. Nëse dhembja juaj nuk largohet pas disa javëve, drejtohuni tek mjeku juaj.

Cili është shkaku i dhembjes?

-Hernia diskale

-Osteofitet (Rritja e kockave)

-Sindroma Piriformis

-Ngushtimi i kanalit kurrizor

-Spondiliatroza

Trajtimi

Pjesa më e madhe e shiatikut përmirësohet brenda pak javëve dhe nuk rezulton në një dëmtim të përhershëm.

Nëse dhimbja juaj nuk largohet pas disa javëve, duhet patjetër të shkoni tek doktori juaj. Nëse ju humbni kontrollin e fshikëzës tuaj ose të zorrëve ose keni dhembje të forta, dobësi të muskujve apo mpirje, kërkoni menjëherë kujdes mjekësor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz