BallinaShowBizDiskutojnë në BBV për datën e Pavarësisë së Kosovës – Einxhel këmbëngul...

Diskutojnë në BBV për datën e Pavarësisë së Kosovës – Einxhel këmbëngul se është me 16 shkurt, ndërkohë që Donaldi di saktë orën dhe datën

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP, Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj, kanë pasur një diskutim të gjatë mesditën e së mërkurës.

Ka qenë aktori nga Shqipëria, ai i cili fillimisht ka treguar se ka kërkuar fotografinë e Adem Jasharit për t’i bërë një portret, por produksioni nuk ia ka dhënë.

Ai i ka thënë Einxhelit se donte ta realizonte portretin me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës, e cila kremtohet këtë të enjte më 17 shkurt.

Einxhel/Donald në Big Brother VIP (Foto: Top Channel)

Ndërkohë, gjatë debatit Einxhel këmbëngul se Pavarësia e Kosovës është më 16 shkurt, ndërsa Donaldi i habitur nisë të qeshë dhe i thotë se është më datë 17.

Moderatorja vazhdon të mbrojë idenë e saj me mendimin që Kosova feston pavarësinë më datë 16 shkurt, ndërkohë që i thotë Donaldit të shkojë dhe të pyes në dhomën e rrëfimit për konfirmimin e datës së saktë.

Aktori Veshaj më pas thotë se nuk ka nevojë të pyes, se jo vetëm që e di saktë datën, pro edhe orën e shpalljes, duke thënë se është përafërsisht 15:38-15:39.

“Sot kemi lënë kokrrën e namit”, dëgjohet duke thënë Einxhel në fund të bisedës, duke lënë të nënkuptohet se është e turpëruar që është diskutuar mbi një gjë që supozohet që secili prej tyre duhet ta dinin saktë. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz