BallinaShowBizBalada e Semit dedikim për Donaldin? Ky është reagimi i tij

Balada e Semit dedikim për Donaldin? Ky është reagimi i tij

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Kënga që Semi Jaupaj publikoi këtë të martë u dëgjua dhe në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Një baladë dashurie, e titulluar “Mos u kthe”, ku Semi i këndon një ish të dashuri, historinë më të cilin e quan të shkuar dhe i kërkon të mos kthehet më.

“Emrin tim thuaje sot, merre dhe shkele në tokë, nuk më paske dash më së shumti në botë
A e din si është mos me u zgju dhe mos me u gzu që je gjallë
Mos u kthe, nisu dhe shko te zemra tjetër që të pret,
mos u kthe te unë se shumë më mirë pa ty jam vetë”, janë disa nga vargjet e baladës.

Teksa lëviz në një dhomë të zbrazur, Semi merr në dorë një arush që qëndronte në tokë. Sendi është i njëjti me atë që banorja i kishte dhuruar Donaldin, por pasi doli nga shtëpia e “Big Brother VIP” i kërkoi t’ia kthente.

Teksti duket si një përshkrim i historisë së Donaldit. Teksa dëgjonte këngën në shtëpi, Iliri i tha aktorit se Semi “e ka me ty”, koment që e acaroi artistin.

Semi ka qenë mike e Donaldit, kur ky i fundit nisi një romancën me shoqen e ngushtë të saj, moderatoren Bora Zemani. Por pasi aktori i humorit la pas të shkuarën dhe nisi një histori me këngëtaren Beatrix Ramosaj në shtëpinë e “Big Brother VIP” miqësia mes tyre duket se ka mbaruar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz