Për herë të parë komuna e Skenderajt merr primatin e udhëheqjes së Asociacionit të Komunave të Kosovës. Besarta Meha – Ademi, drejtoreshë e Zhvillimit Ekonomik, Turizëm dhe Inovacionit në Komunën e Skendereajt, ka arritur të zgjidhet kryesuese e drejtorëve të komunave të Kosovës, në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës. Në një komunikatë të lëshuar nga Komuna e Skenderajt thuhet se zgjedhja e Besarta Meha – Ademi është një sukses për komunën tonë, pasi për herë të parë komuna jonë merr pozitë të tillë në udhëheqjen e Asociacionit të Komunave të Kosovës, poashtu Besarta Meha është femra e parë që zgjidhet kryesuese e drejtorëve për Zhvillim Ekonomik, Turizëm dhe Inovacion, përcjellë Drenica Press.
Kjo është komunikata e plotë e Komunës së Skenderajt:” Asociacioni i Komunave të Kosovës në vazhdën e krijimit të përbërjeve të reja të Kolegjiumeve, ka mbajtur takim me drejtorët e rinjtë për zhvillim ekonomik të komunave të Kosovës. Për herë të parë Kolegjiumi për zhvillim ekonomik i Asociacionit të Komunave do të udhëheqet nga një grua, drejtoresha për zhvillim ekonomik në komunën e Skenderajt, Besarta Meha.
