BallinaLajmeSigurohen disa nga mjetet financiare për trajtimin mjekësor në Turqi të veteranit...

Sigurohen disa nga mjetet financiare për trajtimin mjekësor në Turqi të veteranit të UÇK-së, Burim Zeka

Të ngjajshme

Humb jetën në QKUK një grua nga Mitrovica, autoritetet po hetojnë rrethanat

Një grua nga Mitrovica ka humbur jetën në Qendrën...

Sulmoi policinë, pejani përfundon në pranga

Një person është arrestuar pas një incidenti në Novosellë...

Fushë Kosovë, viktima pëson frakturë në kokë pas goditjes me mjet të fortë

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, përfshirë...

Supergoli i Messit nuk i mjafton Inter Miamit, u mposhtën nga Orlando City

Lionel Messi po vazhdon superformën e tij me Inter...

Ka ditë që Fondacioni Humanitar “Avni Hyseni”, ka bërë thirrje për ta ndihmuar  ushtarin dhe veteranin e UÇK-së Burim Zeka, që të dërgohet jashtë shtetit për tretman mjekësorë, pasi i njëjti është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Sipas këtij fondacioni, Burim Zeka sot është nisur për në Turqi,  ku do të fillojë tretmanin mjekësorë atje dhe do ta kryej operimin.

“Nga sot ka filluar trajtimi i ish-ushtarit dhe veteranit të UÇK-së, Burim Zeka nga Skenderaji, në Turqi dhe i njëjti ka udhëtuar së bashku me vëllaun e tij Përparim Zekën. Lusim Zotin në mundësinë e suksesit dhe shpërblimin ndaj kontributit  të tij dhe familjes Zeka në luftën e shpejtë për çlirimin e atdheut”, bënë të ditur Fondacioni.

Burim Zeka në Turqi do t’i nënshtrohet operimit për heqjen e tumorit të shpinës dhe disa intervenime të tjera në trup.

“Gjatë këtij operacioni do të realizohen procedurat si në vijim:  Heqja e tumorit intramedular të shpinës, dekompresimi i pasmë okcipitoservical, vide odontoide e përparme ne fakture odontoide, stabilizimi okcipitocervikal dhe vendosja e graftit, fiksimi i pasmë dhe vendosja e graftit”, ka treguar Fondacioni.

Për gjendjen e rëndë sociale dhe shëndetësore të veteranit të UÇK-së, Burim Zeka, kishte raportuar Telegrafi muajin e kaluar. Ku pas këtij raportimi Fondacioni “Avni Hyseni”, i kishte dalë në ndihmë duke ia siguruar qiranë e pagesës për një vit./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz