back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeFadil Nura në përkrahje të pensionistëve të Skenderajt: Në Shtëpinë e Kulturës...

Fadil Nura në përkrahje të pensionistëve të Skenderajt: Në Shtëpinë e Kulturës iu ipet kjo hapësirë për takim dhe organizim të tyre

Të ngjajshme

Penisonistët e Skenderajt kanë marrë një lajm të gëzueshëm nga Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura; atë të ndarjes së një ambienti në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” që do të shërbejë për takimet e tyre, shrkuan Drenica Press.

Gjatë fushatës Nura kishte premtuar që pensionistëve të Skenderajt do t’ju ipet një vend meritor, që do të jetë një dinjitet për ta.  Ai tha se: “Një pjesë e objektit të Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” është përshtatur brenda pak ditësh dhe është kthyer në një ambient tepër të ngrohtë e të përshtatshëm për ta.
Gjatë ditës, kryetari Nura i ka pritur edhe në zyrën e tij të punës, me ç’rast ka dëgjuar për hallet që ata kanë, si dhe ka premtuar mbështetje në çfarëdo aspekti që është kompetencë e komunës.
Më pas, së bashku me të parin e Komunës, pensionistët janë akomoduar në ambientin e ri, që është rregulluar dhe përshtatur mjaftueshëm për nevojat e tyre.
Duke u ndërlidhur me mbështetjen që iu ofrua pensionistëve, i pari i Skenderajt, në një postim në llogarinë e tij në facebook, ka shkruar: “Mat me dy lëvizje – e para premtimi për kujdes ndaj pensionistëve, dhe e dyta mbajtja e këtij premtimi!
Nuk guxojmë t’i mbyllim sytë karshi djersës dhe kontributit të tyre ndaj vendit.
I lumtur që po sadopak po ua kthejmë me mirënjohje kontributin shumëvjeçar
Një hapësirë e dinjitetshme për pensionistët në zemër të qytetit, është më e pakta që duhet të bëjmë!
Respekti ndaj tyre është mirënjohja më e mirë për të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen”.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz