back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeZyra e Presidentes: Struktura aktuale tarifore e propozuar nga ZRrE-ja shihet si...

Zyra e Presidentes: Struktura aktuale tarifore e propozuar nga ZRrE-ja shihet si diskriminuese

Të ngjajshme

Hakeri kosovar Liridon Masurica i ekstraduar në ShBA pranon fajësinë në gjykatë

Shtetasi i Kosovës, Liridon Masurica, është deklaruar fajtor për...

Niko Peleshi propozohet për kryetar të ri Kuvendit të Shqipërisë

“Pas kaq vitesh eksperiencë në një sërë institucionesh, si...

Rama propozon uljen e numrit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka propozuar një ndryshim...

“Ëndrra vazhdon”, Juljan Shehu beson në kualifikim: Forca Shqipëri!

Juljan Shehu është padiskutim një nga futbollistët më kryesorë...

Zyrja e Presidentes së Kosovës ka dërguar dje komente për tarifat për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë.

Në dokumentin e dërguar nga kjo zyrë, thuhet se struktura aktuale tarifore e propozuar nga ZRrE-ja shihet si ndëshkuese dhe diskriminuese ndaj vetëm një grupi të shoqërisë.

“Siç është e cekur në Raportin e ZRRE-së, rregullatori merr për bazë dy elemente kryesore për dizajnimin e tarifave. Përveç objektivit të kthimit të kostos, përmes së cilit garantohet që tarifat mbulojnë koston e arsyeshme për ofrim të shërbimit të rregulluar, duhet siguruar që të respektohet edhe objektivi i reflektimit të kostos. Ky kriter, në parim, kërkon ´shmangien e diskriminimit të panevojshëm dhe të ndërsubvencioneve ndërmjet grupeve të ndryshme të konsumatorëve që do të thotë se tarifat e paguara nga konsumatorët duhet, për aq sa është praktikisht e mundur, të pasqyrojnë kostot që ata ia ngarkojnë sistemit’”.

“Struktura e propozuar tarifore nga ZRRE, e cila e vë pragun e konsumit në 600kWh/muaj (përtej këtij niveli të konsumit aplikohet rritja e çmimit të energjisë elektrike), rrezikon të jetë në kundërshtim të drejtpërdrejt me këtë objektiv. Me strukturën tarifore të propozuar, 39% e konsumatorëve shtëpiak do ta bartin barrën e shtrenjtimit të gjithmbarshëm të energjisë elektrike në vend”.

“Edhe përkundër faktit që propozohet që përqindje të caktuara të rritjes së çmimit të energjisë për secilën kategoritë të mbulohen nga subvencioni i qeverisë (duke përfshirë edhe grupin e konsumatorëve mbi 600kWh), struktura aktuale tarifore shihet si ndëshkuese dhe diskriminuese ndaj vetëm një grupi të shoqërisë, përderisa përgjegjësia për rritjen e konsumit është e përbashkët”, thuhet në dokumentin e Presidencës.

Tutje, propozohet që në rast të rikthimit të bllok tarifës, rikthimi në tri bllok tarifa, njëjtë siç ishte deri në vitin 2017, sipas presidencës, do të ishte më korrekt ndaj të gjitha grupeve të konsumatorëve dhe do të shpërndante barrën e rritjes së çmimit të energjisë elektrikë në mënyrë të barabartë.

Për më shumë detaje, më poshtë keni dokumentin e plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz