BallinaLajme34 vjeçari shqiptar vritet me 20 plumba në një restorant në Ekuador

34 vjeçari shqiptar vritet me 20 plumba në një restorant në Ekuador

Të ngjajshme

Rama njofton punimet në një prej rrugëve kryesore të Kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për vazhdimin...

“Ndaloni sulmet”/ Hamasi ka një thirrje për Iranin

Hamasi ka bërë një thirrje të papritur ndaj Iranit,...

Liverpooli mund të detyrohet ta shesë Wirtzin, thotë ish-lojtari i Premierligës

Liverpoolit i është thënë se mund të detyrohet ta...

Kurti mbledh kabinetin: Për dy ditë rresht zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka...

Ndërhyrje “horror” nga Jackson, ndëshkohet me karton të kuq

Ylli i Bayernit, Nicolas Jackson ka marrë vëmendje në...

E.G., 34 vjeçar, u identifikua të jetë burri i vrarë në restorantin Grilling të qytetit Guayaquil në Ekuador mbrëmjen e së shtunës.

Siç raportojnë mediat vendase viktima u qëllua 20 herë nga një vrasës me pagesë.

Sipas autoriteteve, atentatori i cili mbante një buqetë me lule në duar, shkoi në lokal dhe kërcënoi punonjësin e restorantit që i kërkoi kartën e vaksinimit.

Sipas burimeve policore, viktima kishte pasur lidhje me trafikun e drogës, shkruan Extra.ec, transmeton Klankosova.tv.

Në vendngjarje, ekspertët e kriminalistikës kanë grumbulluar mbi 20 shenja të fishekëve të markës Fame, tip 9×19, sipas të dhënave nga hetuesit. Ata gjithashtu konstatuan se viktima ka marrë disa të shtëna në pjesën ballore të kafkës.

Gjatë aktit të dhunshëm u plagos një vajzë e identifikuar si Angie Romero, 26 vjeç, e cila ishte ulur në një tavolinë pranë vendit ku ndodhej i vrari.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz