BallinaLajmeLajm i mirë vjen nga KEK-u

Lajm i mirë vjen nga KEK-u

Të ngjajshme

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri “në sinkron” me stilin

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë tërhequr sërish vëmendjen...

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës...

Në krye me Muriqin, Mallorca merr tre pikë të mëdha

Mallorca ka marr tre pikë të rëndësishme në garën...

Blloku B2 i Kosovës B mund të rikthehet sonte në funksion, meqenëse aktualisht është në fazën e testimeve, ka thënë për KOHËN, zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Skënder Bucolli.

Ai ka thënë se puna për rikthimin e këtij blloku ka përfunduar sipas dinamikës së paraparë, dhe se tash e gjithë puna në këtë drejtim, është në fazën e inspektimit.

“Puna ka përfunduar sipas dinamikes se paraparë dhe tash po bëhet inspektimi, tash jemi në fazën e testimeve dhe startimit. Sipas parashikimeve preliminare gjasa ka që të kthehet sonte”, ka thënë Bucolli.

Sipas tij, nëse gjithçka shkon sipas planifikimeve, me rikthimin e Bllokut B2, Kosovës i shtohen edhe 250 megavat – orë energji elektrike.

KEK-u ka angazhuar në dhjetor të vitit të kaluar ekspertë të huaj për inspektimin dhe riparimin e dëmeve të krijuara nga avaria në turbinën e shtypjes së ultë, në Njësinë B2 të termocentralit B.

Ndërkohë, Kosova është përballur me një krizë energjetike që nga muaji dhjetor, si pasojë e rritjes së çmimit të këtij produkti, në bursat ndërkombëtare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz