BallinaRegjionaleDrenasLajmi i fundit: Gjenden eshtrat e 17 vjeçarit nga Drenica, familja përgatitet...

Lajmi i fundit: Gjenden eshtrat e 17 vjeçarit nga Drenica, familja përgatitet për varrimin e tij

Të ngjajshme

Interi proteston me heshtje, pasi thotë se u dëmtua ndaj Atalantës

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, dhe klubi kanë vendosur...

“Gjestit iu kërcënua liria”/ Three60 në mbështetje të artistit

Artisti nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur me nofkën...

Therje me thikë në Aktash të Prishtinës

Një incident ka ndodhur ndërmjet disa të rinjve, sonte...

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka bërë të ditur se janë gjetur eshtrat e Nuredin Dvorani, i cili ishte zhdukur dhunshëm nga lufta e fundit.

Sipas njoftimit, Nuredin Dvorani ishte në moshën 17 vjeçare kur ishte zhdukur dhunshëm nga forcat serbe më 30 prill 1999.

“Nuredin Dvorani, i zhdukur dhunshëm nga lufta e fundit, është identifikuar dhe do të rivarroset sot më 21 janar 2022, ora 14:00 në fshatin Tërstenik, Komuna e Drenasit. Nuredin Dvorani ishte në moshën 17-vjeçare kur ishte zhdukur dhunshëm nga forcat serbe më 30 prill 1999. Eshtrat e Nuredin Dvoranit janë gjetur dhe zhvarrosur nga lokacioni i varrezës masive në Qirez, Komuna e Skenderajt dhe tanimë janë identifikuar përmes analizës së ADN-së”, thuhet në njoftim.

“Ndërsa sot me kërkesë të familjes do të rivarroset në fshatin Tërstenik, me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore, shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur dhe institucionet komunale”, shkruhet në njoftim./GazetaSinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz