back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeAparaturat për kriptovaluta në ahur të kafshëve, pamje nga aksioni në veri

Aparaturat për kriptovaluta në ahur të kafshëve, pamje nga aksioni në veri

Të ngjajshme

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria amerikane, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj...

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

Pas vendimit të Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në të gjithë vendin, Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në veri. Vetëm në fshatin Trebicë të Komunës së Leposaviqit, janë konfiksuar 272 pajisje për prodhimin e kriptovalutave, raporton Express.

Për këtë aksion ka njoftuar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sipas tij, aksioni ka përfunduar pa ndonjë incident. Duke publikuar pamje nga ky aksion, Sveçka ka njoftuar për arrestimin e një të dyshuari.

Ai ka bërë me dije se të tilla aksione do të vazhdojnë.

“Sot në orët e para të mëngjesit, pas kërkesës së Doganave të Kosovës, Policia e Kosovës ka organizuar aksionin e zbulimit dhe konfiskimit të paisjeve për minim të kriptovalutave. Në këtë aksion në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit u konfiskuan 272 nga këto lloj paisjesh dhe është arrestuar një person. Gjithë aksioni u zhvillua dhe përfundoi pa incidente. Aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në implementimin e plotë të vendimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës”, ka shkruar Sveçla.

Ndryshe, se një aksion i tillë do të zhvillohej ka pasur paralajmërime.

Nga Qeveria e Kosovës i kanë thënë Express’it se edhe veriu i vendit do të trajtohet si e gjithë pjesa tjetër e territorit të vendit.

Zëdhënësja e Qeverisë, Rozafë Kelmendi, ka paralajmëruar mes rreshtash edhe aksion.

“Veriu i vendit do të trajtohet njëjtë si gjithë pjesa tjetër e territorit të Republikës së Kosovës. Organet e rendit dhe të drejtësisë, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet relevante të sektorit të energjisë, do të identifikojnë lokacionet e prodhimit të kriptovalutave në të gjithë Republikën e Kosovës dhe do ta ndërprejnë këtë aktivitet”, thuhet në përgjigjen e Kelmendit./Gazeta Express

 

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz