BallinaLajmeKryeministri Kurti takohet me kryesindikalistin, thotë se do ta rrisë pagën minimale

Kryeministri Kurti takohet me kryesindikalistin, thotë se do ta rrisë pagën minimale

Të ngjajshme

Skuadra nga Serie A shpreh interesim për Dion Gallapenin

Skuadra e Atalantas ka shprehur interesim për mbrojtësin kosovar,...

Kompania e ujësjellësit të Prishtinës: Janë 45 milionë borxh ndaj nesh

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se konsumatorët...

Palmer i hapur për një transferim te Man Utd

Lidhja e Cole Palmer me Manchester United nuk po...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur takim me kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli.

Në takim, Kurti dhe Hykolli kanë diskutuar “mbi bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet qeverisë dhe BSPK-së për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat”, përcjell Shqip.com.

Siç thuhet në kumtesën e Kryeministrisë, Kurti tha se mbetet i përkushtuar në fuqizimin e të drejtave të punëtorëve dhe respektimit të plotë të Ligjit të Punës nëpërmjet rritjes së kapaciteteve inspektuese. Në takim u bisedua edhe për Ligjin e Pagave dhe pagën minimale.

Temë e diskutimit ishte edhe Ligji i Pagave, për të cilën kryeministri Kurti tha se qëllimi primar i tij do të jetë që të krijojë transparencë dhe barazi në sektorin publik, për dallim nga ai paraprak, që është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.

“Ne tani po punojmë intensivisht në hartimin e ligjit të ri që do të ofrojë një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme të sistemit të pagave në sektorin publik. Duke e trajtuar me thellësinë dhe kujdesin e nevojshëm, e duke mos u nxituar, ne po tregojmë përgjegjësinë tonë në trajtimin e këtij ligji kaq të rëndësishëm që ka munguar për tash e 22 vjet”, tha Kurti.

Kurti përmendi edhe rritjen e pagës minimale i cili tha se gjatë mandatit të tij, ajo do të ngritet në 250 euro./Shqip.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz