back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeMiratohet në lexim të dytë Buxheti për vitin 2022

Miratohet në lexim të dytë Buxheti për vitin 2022

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022.

Miratimi u bë në një seancë të jashtëzakonshme, me 65 vota pro, ndërsa u kundërshtua nga opozita.

Buxheti për vitin e ardhshëm është 2.7 miliardë euro.

Në lexim të dytë buxhetit iu shtuan mbi 80 amendamente.

Amandamentet që u iniciuan nga opozita, nuk u miratuan, gjë që shkaktoi përplasje mes opozitës dhe deputetëve të Vetëvendosjes.

Seanca e së premtes ka filluar në orën 10:00 të ditës, ku si fillim deputetëve u është drejtuar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo e fundit, në fjalimin e saj vjetor ndaj deputetëve, ka thënë se dialogun me Serbinë e sheh si mjet të rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit dhe se Kosova do vazhdojë të luajë rol konstruktiv në këtë proces.

“Për fat të keq, nuk e shohim këtë gatishmëri te Serbia, qëllimet e tyre mbesin të njëjta sado që strategjitë mund tu ndryshojnë”.

“Serbia ka pretendime të qarta territoriale ndaj Kosovës dhe këtë nuk e fsheh as në retorikë, as në veprime duke shërbyer si trampolinë e interesave ruse në rajon”, ka deklaruar Osmani./SHQIP.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz