back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeGjykata e Apelit refuzon kërkesën e Thaçit, mbetet në paraburgim

Gjykata e Apelit refuzon kërkesën e Thaçit, mbetet në paraburgim

Të ngjajshme

“Liria ka Emër” merr mbështetje edhe nga Gjakova për marshin “Drejtësi, jo politikë”

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka...

Antonio Conte i përgjigjet Diego Costas pasi ai kritikoi jetën e tij seksuale

Trajneri italian, Antonio Conte, i është përgjigjur futbollistit Diego...

Gadimja në zi, 10-vjeçari Zejn Zejnullahu humbi jetën tragjikisht pasi rrëshqiti në lumë

Gadimja në zi, 10-vjeçari Zejn Zejnullahu humbi jetën tragjikisht...

Trajneri i skudrës franceze i njofton futbollistët se ka marr vendim të largohet

Trajneri i skuadrës franceze, Saint-Etienne, Eirik Horneland ka njoftuar...

Paneli i Gjykatës së Apelit sot hodhi poshtë apelin e parashtruar nga ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi më 16 gusht 2021 kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake mbi rishikimin e mbajtjes së tij në paraburgim, të datës 23 korrik 2021.

Kjo është bërë e ditur me anë të vendimit të publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale.

Sipas Apelit, Thaçi ka dështuar të dëshmojë se pse vendimi paraprak ka qenë i paarsyeshëm për rreziqet nëse ai lirohet.

Vendimi i Gjykatës së Apelit, bashkë me mendimin pjesërisht mospajtues të gjykatëses Nina Jørgensen, ndodhet i plotë këtu.

Ndryshe, në paraqitjet e tyre të para para gjykatës, Hashim Thaçi është deklaruar i pafajshëm për akuzat që i ngarkohen.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Sipas akuzës së ngritur, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz