BallinaLajmeOperacion policor, konfiskohen thasë me drogë në Suharekë

Operacion policor, konfiskohen thasë me drogë në Suharekë

Të ngjajshme

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin: Festë që forcon bashkimin dhe solidaritetin në Kosovë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka takuar në Bashkësinë...

Gjiganti anglez përgatit ofertën për Camavingën

Afati kalimtar i kësaj vere pritet të jetë shumë...

Tërnava: Politikanët janë bërë për “hajmali”, duhet të tejkalohet ngërçi politik

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava,...

Meryl Streep dhuron mbi 10 milionë dollarë për Muzeun e Grave në Uashington

Aktorja e njohur amerikane Meryl Streep ka dhuruar mbi...

Drejtoria për Hetimin dhe Luftimin e Narkotikëve – Njësia në Prizren dhe Njësia e Ferizajt, gjatë punës operative dhe marrjes se informatave nga burime relevante, dje me urdhër verbal të Prokurorit të Shtetit dhe aprovimin e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, ka realizuar një bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit me iniciale (K.B.) në fshatin Sallagrazhd, Komuna e Suharekës me dyshimin se në shtëpinë e tij gjendet një sasi e substancave narkotike të llojit Marihuanë.

Asistim në këtë operacion kanë ofruar edhe Njësitet për reagim të shpejtë (NJRSh) patrullat policore të stacionit Policor në Suharekë, si dhe forenzika rajonale. Sipas detyrës zyrtare janë ftuar edhe dy avokat mbrojtës.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë/provat si në vijim:

“Njё (1) thes najlloni i zi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, pas matjes rezulton me peshë pesë (5) kg; Njё (1) thes najlloni i zi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, pas matjes rezulton me peshë pese (5) kg; Njё (1) thes najlloni i zi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, pas matjes rezulton me peshë katërqind (400) gram; Një (1) peshore elektrike ngjyrë e bardhë , (3) rolle plastike që shërbejnë për paketim të substancës narkotike; Një (1) aparat elektronik për shërbim të vakumimit të qeseve plastike –paketim të marihuanës”, njofton policia, transmeton Express.

Policia njofton se njësitet relevante policore janë duke zhvilluar hetime lidhur me rastin dhe po punojnë “me intensitet te madh në arrestimin e personit të dyshuar që këto momente ndodhet në arrati”.

“Policia e Kosovës është e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale në përgjithësi, veçanërisht masa rigoroze ligjore do të aplikohen ndaj personave të përfshirë në përdorim shitje apo abuzim me substanca narkotike”, përfundon njoftimi i policisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz