BallinaLajmeKërcasin grushtet e shkelmat në një pikë karburanti

Kërcasin grushtet e shkelmat në një pikë karburanti

Të ngjajshme

Kush po e xhelozon Elijonën?

Influencerja dhe ish-banorja e “BBVK”-së, Elijona, ka folur për...

Arteta, Wenger i ri i Arsenalit?

Ish-ylli i brezit të “Invincibles”, Ray Parlour, ka shpjeguar...

Selin na thotë mirëmëngjesi me një pamje përrallore, nuk është Gimbo

Fituesja e edicionit të pestë të “BBVA”-së, Selin Bollati,...

Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mekë

Mbi dy milionë myslimanë nga e gjithë bota pritet...

Publikohet fotografia e viktimës së vet aksidentit në Dollc të Klinës  

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Kriza e transporteve në Britaninë e Madhe ka shkaktuar një panik në pikat e karburantit, që nuk vonoi në disa raste të nxiste dhe përplasje fizike.

Mijëra njerëz e kanë gjetur veten duke pritur në radhë të gjata.

Konfliktet, nuk vonuan të shpërthenin. Njerëzit janë rrahur me grushte e shkelma.

Nuk është mungesa e karburantit ajo që po shkakton krizën në Mbretërinë e Bashkuar, por një mungesë shoferësh të kamionëve cistern ka goditur zinxhirët e furnizimit në mbarë vendin.

Arsyeja janë kriteret e shumta që nevojiten, një kualifikim i veçantë për personat që transportojnë substance të konsideruara të rrezikshme. Qeveria britanike i kërkoi njerëzve të mos përfshihen nga paniku i blerjes, raporton Top Channel.

“Vazhdoni blerjen e karburantit si normalisht”, tha sekretari i transportit, Grant Shapps. Por thirrjet e tij ranë në vesh të shurdhër dhe duket se njerëzit po injorojnë apelet e qeverisë teksa situata e krijuar po risjell në kujtesë skenat e bllokut të krijuar në muajin mars.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz