back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeSerbët shtojnë numrin e kamionëve në veri, vazhdon edhe sot bllokada

Serbët shtojnë numrin e kamionëve në veri, vazhdon edhe sot bllokada

Të ngjajshme

Petkoviqi thotë se nesër do të mbahet raundi i ri i dialogut me Kosovën në Bruksel

Delegacioni i Beogradit, i kryesuar nga drejtori i Zyrës...

Të paktën 3 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në SHBA

Të paktën tre nxënës janë në gjendje kritike pas...

Abdixhiku: VV-ja e do LDK-në, por LDK-ja s’do të bashkëpunojë me ta

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku foli sonte për zhvillimet...

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Ka nisur dita e katërt e bllokimit të rrugëve kryesore në Jarinjë dhe Bërnjak, pas një nate tjetër të qetë që kaloi pa incidente.

Serbët lokalë kanë qëndruar gjatë gjithë natës në të dy pikëkalimet kufitare në veri të Kosovës, pavarësisht shiut dhe temperaturave të ulëta.

Kolona është e gjatë rreth 3 kilometra e gjysmë, derisa sipas raportimeve Kosovo Online, gjatë natës së mbrëmshme është shtuar numri i kamionëve dhe mjeteve të tjera të rënda me të cilat është bllokuar rruga.

Në Jarinjë dhe Bërnjak janë vendosur edhe forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, por që deri tani nuk ka pasë asnjë incident përpos provokimeve të herëpashershme me thirrje e këngë nacionaliste nga serbët lokalë që po protestojnë.

Qeveria e Kosovës mëngjesin e të hënës nisi zbatimin e reciprocitetit për targa me Serbinë duke vënë targa të përkohshme për veturat me targa të Serbisë që hyjnë në territor të Kosovës.

Kjo e tensionoi shumë situatën në veri të vendit ku qytetarët serbë në shenjë proteste bllokuan rrugët në pikëkalimet kufitare Bërnjak dhe Jarinjë./Klan

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz