back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeEdi Rama e pranon ftesën e kryeministrit Kurti: Do ta vizitoj me...

Edi Rama e pranon ftesën e kryeministrit Kurti: Do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën

Të ngjajshme

WhatsApp tani të ofron tre mundësi të reja për thirrjet

WhatsApp po prezanton disa veçori të reja për thirrjet....

Opel Astra është ridizajnuar, një ndryshim i madh i pamjes

Opel do të lançojë një Astra të rifreskuar plotësisht....

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur pozitivisht ftesës së homologut Albin Kurti për të vizituar Kosovën, si kryetar i qeverisë shqiptare në mandatin e tretë, shkruan Gazeta Express.

Përmes një postimi në “Twitter”, Rama ka shkruar se do ta vizitojë me kënaqësi Kosovën.

Këtë vizitë ai e paralajmëroi pas kthimit nga Asambleja e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Faleminderit @albinkurti ! Patjetër do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën, me t’u kthyer nga Asambleja e OKB! Le t’ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët. Uroj megjithë zemër dhe kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona??❤️??”, ka shkruar ai.

Faleminderit @albinkurti! Patjetër do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën, me t’u kthyer nga Asambleja e OKB! Le t’ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët. Uroj megjithë zemër dhe kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona??❤️??

— Edi Rama (@ediramaal) September 17, 2021
Në ndërkohë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër urim kryeministrit Edi Rama, me rastin e zgjedhjes për herë të tretë Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, njofton ZKM raporton Gazeta Express.

Kryeministri Kurti ka theksuar se ky mandat i tretë është po ashtu mundësi e tretë për të realizuar projekte të cilat kaherë priten nga shqiptarët në të dy anët e kufirit.

Ai ka shprehur gatishmërinë e tij të plotë dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimit tregtar dhe integrimin e tregut, duke hequr barrierat mes shqiptarëve.

Kryeministri Kurti i uroi suksese gjatë mandatit qeverisës dhe e ftoi Kryeministrin Rama të vizitojë Kosovën për të diskutuar rreth përgatitjeve për mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz