BallinaLajmeMeta dekreton Ramën kryeministër për formimin e qeverisë së re

Meta dekreton Ramën kryeministër për formimin e qeverisë së re

Të ngjajshme

Vrasja tragjike në Klinë: Caktohet masa e ndalimit 48-orëshe për të dyshuarin

Prokuroria Themelore dhe Policia e Pejës kanë njoftuar se...

Rooney tregoi se kundër cilit lojtar e urrente të stërvitej

Legjenda e Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka rrëfyer se...

Arrestohet personi që goditi gruan në Ferizaj

I dyshuari M.S. për rrahjen e një gruaje në...

Vdes në moshë të re aktori i famshëm amerikan

Aktori amerikan Nicholas Brendon, i njohur për rolin e...

Evertoni e ‘shkatërron’ Chelsean, ia vazhdon krizën e rezultateve

Everton siguroi fitoren e parë në shtëpi këtë sezon...

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekretuar Edi Ramën kryeministër për të formuar qeverinë e re, të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Në dekretin e kreut të Shtetit thuhet se, ky vendim merret në bazë të rezultatit të KQZ-së rezulton se PS ka shumicën parlamentare: “Dekretoj Zotin Edi Rama, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë”.

Dekreti i Presidentit mban datën e djeshme dhe hyn në fuqi menjëherë. Ai u publikua një ditë pas betimit në Kuvend të Edi Ramës dhe deputetëve të rinj parlamentarë të kësaj legjislature.

Dekreti i presidentit Meta:

Në mbështetje të neneve 93 dhe 96, pika 1, të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, sot më datë 10.09.2021, në fillim të Legjislaturës së X-të, pas thirrjes dhe zhvillimit të mbledhjes së parë të Kuvendit të porsazgjedhur, sipas propozimit me nr. 216 prot., datë 2.9.2021, të Partisë Socialiste të Shqipërisë, parti kjo që rezulton se ka shumicën e vendeve në Kuvend./A2/

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Edi Rama, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13 210

Tiranë, më 10.09.2021

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz